Kontrate e pergjithshme me Klientin

 

Kontrate e pergjithshme me klientin

 

 

 

Euroasia Travel Experts , me nipt L81421028J  dhe numer license turistike LN-4676-03-2018 per veprimtare si agjenci turistike (më tej “agjencia”) është një operator turistik që ofron pushime gjatë gjithë vitit. Kompania e mbështet punën e saj në një staf shumë profesional dhe me një experience, ofron paketa Brenda dhe jashte Shqiperise si Ture me autobus , Toure me avion, Paketa Individuale , ne gjithe Europen e vende te tjera.

 

Bazuar në Ligjin nr.93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar ne Ligjin nr.9902 në datë 17.04.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorit”; Ligjit nr.7850, date 29.07.1994 "Kodi Civili Republikës së Shqipërisë", I ndryshuar; Ligjin nr.9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, palet bien dakord si më poshtë vijon:

 

Kjo kontrate e permbledhur merret parasysh kur Euroasia Travel Experts konfirmon rezervimin, me informacionet përkatëse te shkruara, përmes email, mesazhe te tjera elekrtronike, fax ose me anë të telefonit. Specifikimet rreth paketës ose shërbimeve turistike shtesë janë të përfshira në shënimet dhe detajet e ofertës dhe paraqiten para nënshkrimit të kontratës, sipas ligjit në fuqi.

 

*Në rast se produkti turistik i krijuar nga Euroasia Travel Experts apo nga agjenci te tjerea partnere, dhe i reklamuar ne web www.euroasiate.com, ne faqe perkatese te rrjeteve sociale, si instagram, facebook etj.  kërkon një numër minimal të pjesëmarrësve, organizatori ka të drejtë të mos kryej udhëtimin nëse numri minimal i pjesëmarrësve nuk është arritur. Organizatori ka te drejte te lajmeroje konsumatorin per anullimin e udhetimit nga 7 deri ne 1 dite para nisjes duke i kthyer te gjithe pagesen e bere gjate rezervimit. Numri minimal i personave qe udhetimi te realziohet eshte 20.

 

*Minimumi 50 % e cmimit te plote te paketes, duhet te depozitohet në kohën e rezervimit dhe e gjithe shuma duhet te jete e paguar deri 7 dite perpara udhetimit. Në rastet kur bëhet anullimi i prenotimit, organizatori ka të drejtën legjitime të mbajë shumën e marrë si pagesë të pjesshme e vlefshme për të mbuluar penalen e anullimit.

 

*100% e cmimit te plote te paketes duhet te depozitohet ne kohen e rezervimit ne rastet kur paketa perfshin bilete avioni apo hotele me oferte. Kjo i komunikohet konsumatorit ne momentin e rezervimit.

 

*Cmimi i paketave turistike i publikuar ne katalog, ne faqen internet www.euroasiate.com, apo edhe ne profile te tjera virtuale qe i perkasin agjencise eshte i shprehur ne EUR dhe bazohet në cmimet e kontraktuara nga organizatori per Hotele, cmimet e transportit me avion duke llogaritur cmimin e karburantit 500 USD/Ton f.o.b. dhe shpenzime shtesë, si p.sh. taksa të detyrueshme që paguhen në vend janë gjithmonë të specikuara në shënimet dhe detajet e ofertës.

 

*Cmimi mund të ndryshojë nëse ndryshojnë elemente si: kostoja e transportit duke përfshirë koston e karburantit; taksat dhe tarifat e disa prej shërbimeve turistike, si taksat e uljes dhe ngritjes se avioneve; kursi i kembimit që i aplikohet paketave, heqja e ofertave te vencanta nga hotelet etj. Per konsumatoret te cilet kane rezervuar dhe konfirmuar rezervimin e tyre me pagese, para ketyre ndryshimeve, nuk do te kete ndryshim ne cmim, nuk do t’i kerkohet pagese ekstra.

 

*Anullimi deri ne 7 dite kalendarike para nisjes. Konsumatori ka per detyre te paguaje te gjitha kostot e organizatorit per kete anullim si me poshte:

  1. Paketa perfshin bilete avioni – ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt kompanise ajrore te cilat mund te jene nga 0-100% te pageses. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
  2. Paketa perfshin rezervimin e hotelit i cili eshte me oferte ose me oferte per rezervimet e hershme (early booking)- ne kete rast organizatori mban nga konsumatori kostot e gjobes se paguar per anullim kundrejt hotelit te cilat variojne nga 0-100%. Kostot i behen te ditura konsumatorit ne momentin qe ai vendos per anullim.
  3. Te gjitha kostot e tjera te paguara nga organizatori, duke perfshire dhe transfertat bankare.

 

*Anullimi 7 dite kalendarike deri diten e nisjes i jep te drejten Kompanise te mbaje 100 % te vleres totale te Paketes

 

*Konsumatori mund të tërhiqet nga Kontrata, pa paguar penale në rastet qe vijojne:

  1. Rritja e cmimit (sipas nenit 5 me siper) me shume se 10%.
  2. Ndryshime të rëndësishme të një ose disa elementeve të kontratës, të cilat cilësohen thelbësore për realizimin e plotë të paketave turistike por para nisjes, të papranuara nga konsumatori. Në rastet e lartëpermendura, konsumatori ka të drejtë:
    • Të ketë përparësinë e një pakete turistike alternative, pa kosto ekstra ose me kthimin e shumës në rast të shtese pageses nëse paketa e dytë turisitke është më e ulët se e para.
    • Të marr përsipër vetëm shumën e parave tashme të dhëna. Rimbursimi duhet të bëhet brënda 7 ditë pune nga koha e marrjes së formularit të shkruar të aplikimit për rimbursim.
  3. Konsumatori duhet të paraqesë vendimin e tij (pranon ndryshimin ose terhiqet) brënda dhe jo me gjate se dy ditë pune nga momenti që i është dhënë njoftimi për ngritjen ose ndryshimin e çmimeve. Në mungesë te komunikimit te prerë, brenda kohës së lart përmendur, propozimi i formuluar nga organizuesi konsiderohet si i pranuar.

 

*Modifikimet e kerkuara nga konsumatori per nje prenotim te pranuar e kontraktuar nuk jane te detyrueshme per organizatorin. Në rast se organizatori mundet ta realizoje ndryshimin qe konsumatori i kerkon, konsumatori ka te drejten te beje kete ndryshim duke marre parasysh pagesat e kostos perkatese qe vjen nga diferenca e cmimit te Hotelit dhe e cmimit te avionit sipas sezonalitetit. Keto kosto i komunikohen konsumatorit ne momentin e komunikimit nga ana e tij per ndryshimet e deshiruara.

*Në rast se pas nisjes organizatori nuk mund të ofrojë, për cfarëdo lloj arsyeje (pavarësisht rrethanave që varen nga konsumatori) një pjesë të rëndësishme të shërbimit që përfshihet në kontratë, zgjidhje alternative duhet t’i ofrohen konsumatorit pa pagesë shtesë. Nëse vlera e shërbimit të ofruar është më e ulët se vlera e shërbimit të parashikuar, ndryshimi midis tyre do të rimbursohet. Nëse nuk është e mundur një zgjidhje alternative ose nëse zgjidhja e ofruar nga organizuesi është refuzuar nga konsumatori për arsye serioze dhe të justikueshme, konsumatori do te rimbursohet vetem per ate pjese te sherbimit te munguar.

 

*Transferimi i rezervimit nuk eshte gjithmone I mundshem, ne varesi te kushteve vene nga pale te treta, si hotele, kompani ajrore etj. Ne rast kerekse per transferim rezervimi dhe plotesimit te kushteve nga ana e konsumatorit, duke perfshire edhe kostot ekstra nese  ka, organizatori do i pergjigjet  kerkeses se konsumatorit por nuk eshte pergjegjes për mundësinë e mospranimit nga palët e treta për ndryshimin e emrit.

 

*Pjesëmarrësit duhet të pajisen me pasaporta personale te vlefshme ose dokumenta të tjera të vlefshme për të udhëtuar drejt vendit të destinuar, si dhe me çertifikatë shëndetësore nëse kërkohet. Femijet deri 18 vjec qe udhetojne pa prinderit ose me 1 prind, duhen te kete prokure te posacme qe lejon udhetimin jashte vendit.

*Siguracioni i shendetit ne udhetim eshte i keshillueshem per cdo udhetar dhe nuk eshte i perfshire ne paketat turistike .

 

*Organizatori nuk e ka per detyre te njoftoje udhetaret per dokumentacionin e lartpermendur dhe gjithashtu nuk ka asnje pergjegjesi ne rastet kur punonjesit ne pikat kufitare nuk lejojne kalimin e tyre per shkak te mungeses se dokumentacionit te lartpemendur.

 

*Për më tepër, turisti duhet të sillet me kulturë dhe të respektojë detyrat dhe rregullat e veçanta që i perkasin vendit të destinacionit, të gjitha informacionet e ofruara nga organizatori, si dhe rregulloret dhe dispozitat administrative dhe ligjore që i përkasin paketave turistike. Pjesëmarrësi do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmet që i shkaktohen organizatorit si pasojë e parregullsisë së përmbushjes së detyrimeve të lartpërmendura.

 

*Klasifikimi i hoteleve nuk behet nga organizatori, por nga Autoritetet Publike kompetente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.  Në mungesë të klasikimeve te tilla zyrtare konsumatori ka per detyre te kontrolloje ne menyre individuale karakteristikat e hotelit te zgjedhur nga vete ai, apo nga agjensia ne Internet ne faqet si www.tripadvisor.com ose www.booking.com.

 

*Ne rastet kur paketa turistike eshte udhetim ne grup me guide, kategoria e hoteleve te zgjedhur percaktohet nga organizatori. Ne rastet kur emrat e hoteleve nuk jane te percaktuar ne program, organizatori ka te drejte te vendose per emrat e hoteleve deri ne 2 dite para nisjes, por pa ndryshuar kategorine e tyre.

 

*Organizatori nuk mban pergjegjesi per mungesen e sherbimit apo cdo mangesi nga hoteli. Nga momenti i rezervimit, konsumatori behet klient i hotelit dhe ka te drejte te kerkoje llogari te stafi menaxhues i hotelit per cdo mangesi ne sherbim.

 

*Organizatori është pergjegjes për dëmet që i shkaktohen konsumatorit si pasojë e mosplotësimit të plotë ose të pjesshëm të shërbimeve të përshkruara në kontratë, përvec se kur organizatori mund të provojë që ngjarja varet nga konsumatori (duke perfshirë iniciativat e ndërmarra nga ai vetë në mënyrë të pavarur, gjatë ekzekutimit të shërbimeve turistike) ose mbi ngjarjet që nuk lidhen me ofrimin e shërbimeve të përshkruara në kontratë, ngjarje të rastësishme, aksidente, dukuri të mbinatyrshme, ose nga rrethana që organizatori vet nuk mund ti parashikoj ose zgjidh, mbi bazën e një parimi për kujdesin profesional.

 

*Në asnjë rrethanë, shitësi që bën prenotimin e paketës turistike nuk do t’i përgjigjet detyrimeve të organizatorit të udhëtimit, prodhuesit te paketes. Gjithsesi, shitësi është përgjegjës vetëm për obligimet që vijnë prej aktiviteteve të tij si ndërmjetës, në përputhje me limitet e përgjegjësive të vendosura nga ligjet dhe konventat e lart përmendura.

 

*Euroasia Travel Experts, është gjithashtu përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të konsumatorit, vetëm kur ato arrijnë në database dhe jo gjatë transmetimit të tyre.

 

*Në asnjë rast, kompensimi i organizuesit nuk do të jete me i madh se kompensimi i dëmshpërblimit i percaktuar nga konventa ndërkombëtare,

 

*Organizatori dhe shitësi janë të liruar nga përgjegjësitë e tyre, kur ekzekutimi i pasuksesshëm ose i gabuar i kontratës varet nga konsumatori ose nga raste të paparashikuara dhe të paevitueshme të palëve të treta, ose nga nje akt i rastësishëm ose dukuri mbinatyrore ose nga falimentimi i kompanive ajrore, hoteleve, apo kompanive te transportit.

 

*Konsumatori mund të bëjë një ankesë duke i dërguar një letër të regjistruar, me faturë, organizatorit, brënda 10 ditë pune nga data e kthimit në vendin e nisjes. Nëse ankesa bëhet në vendin e ekzekutimit të shërbimeve turistike, organizuesi duhet të ndihmoj konsumatorin në mënyrë që të gjej një zgjidhje optimale, ose te jape një përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së konsumatorit.


© 2019 EuroAsia Travel Experts