Grup ne Vietnam
Dita 01: Mberritja ne Ha Noi
Transferta nga Tirana ne Aeroportin e Shkupit
Fluturimi nga Shkupi me Qatar Airways
Mberritja ne daten 26 Nentor ne Hanoi, kryeqytetin mijevjecar te Vietnamit, pritja nga guida lokale dhe duke perdorur transferten private do nisemi drejt hotelit. Darke mikepritese ne restorant ku do te shijojme kuzhinen vietnameze ( e perfshire – pa pijet ) . Fjetja ne Hanoi.
Dita 02: Hanoi
Fillimisht do te vizitojme Ho Chi Minh’s Mausoleum, shtepine modeste te Ho Chi Minh ku zgjodhi te jetoje si dhe muzeun e ndertuar ne kujtim te tij. Ne vazhdojme viziten në Tempullin e Letersise, universiteti i pare ne Vietnam qe daton ne shekullin e 11-te. Sot, studentet vijne dhe luten per nje fat te mire ne provimet e tyre.
Me pas vazhdojme te vizitojme burgun famekeq Hoa Lo, i cili fillimisht ishte perdorur nga francezet per te mbajtur te burgosur politike, i cili mori nofken ironike "Hanoi Hilton".
Pas drekes do te bejme nje shetitje neper rruget “Old Quarter” te cilat moren kete emer per shkak te gjerave qe shiteshin. Aty do te shohim dyqane dhe tregje ku shiten fruta dhe perime te fresketa. Me pas do te ndalojme ne nje kafene ku do te shohim si pergatitet dhe do te shijojme "egg coffe", pije tipike e qytetit te Hanoit.
Darka nuk perfshihet, por sugjerojme te jete ne nje restorant qe sherben ushqim tradicional vietnamez.
Per te dashuruarit pas jetes se nates, mbas darkes, guida me shume kenaqesi do ju coje ne nje nga rruget ku ka klube nate, te shihni diferencen e Vietnamit pas darkes. Aty mund te shijojme birren tipike te Hanoit.
Shenim: Te gjitha shpenzimet per turin gjate darkes si pijet, taksite do te mbulohen nga vete klientet.
Dita 03: Hanoi – Gjiri Ha Long
Pas mengjesit, takohemi me shoferin dhe nisemi per te gjiri i Ha Long, nje zone e Trashëgimisë Botërore me bukuri natyrore të jashtezakonshme. Udhetoni neper tokat bujqesore te pasura te lumit të Kuq dhe peizazhin e fushave të orizit, buallit te ujit, jeten e perditshme te fshatit vietnamez.
Mberritja ne Halong dhe ankorimi ne anije per lundrimin gjate nates. Dreka ne bord ( e perfshire – pa pijet) . Anija kalon ne shume shkembinj dhe ishuj ne shume forma interesante. Ne ndalemi për të vizituar Shpellën e habitshme para se të shkojmë në zonën e ankorimit për një natë. Darka dhe nata në bord(e perfshite – pa pijet) .
Dita 04: Ha Long – Da Nang – Hoi An
Mengjesi do te sherbehet duke shijuar lundrimin në det për të eksploruar bukuritë e Gjirit Ha Long perpara se te kthehemi ne port. Me pas mberritja ne portin e Ha Long.
Zbritja ne port. Transferte per ne aeroport dhe nisja per ne Da Nang. Sapo mberrijme takojme guiden lokale, bejme transferten ne hotel ne qytetin antik te Hoi an. Darka dhe fjetja ne Hoi an.
(darka e perfshire – pa pijet)
Dita 05: Hoi an Golden Bridge – Hoi an
Ne mengjes, do te nisemi per nje vizite drejt Ures se Arte e cila ndodhet ne maje te kodrave Ba Ma. E ndertuar ne 2017, Ura e Arte eshte kthyer ne nje nga atraksionet turistike me te reja dhe me fame ne qytetin Nang. Rruga gjate ngjitjes se kodres me teleferik jep pamje mahnitese.
Me pas do behet takimi me guiden dhe do te zbresim kodren para mesdites.
Pas drekes do te bejme nje tur rreth qytetit antik Hoian . Do vizitojme uren japoneze, kuvendin kinez si dhe një shtëpi tregtare tipike vietnamese, një nga muzeumet me interesant.( dreka e perfshire – pa pijet)
Kohe e lire dhe mbremja ne Hoi an.
( darka – Jo e perfshire )
Dita 06: Hoi An – Da Nang – Sai Gon
Ne kete dite do te bejme nje lundrim per te "Cocconut river". Kthehemi me pas ne hotel ku do te kemi kohe te lire te shijojme sherbimet ne hotel, plazhin apo te eksploroni qytetin.
Me pas bejme check out dhe marrim transferten per ne aeroport, ku do te nisemi per nje fluturim te shkurter per ne Saigon, emri zyrtar i Ho Chi Minh.
Sapo mberrijme takojme guiden lokale dhe me pas drejtohemi ne hotel per check in. Ate mbremje do te shijojme shetitjen me anije ne lumin Saigon ku do te konsumojme dhe darken.( darke e perfshire – pa pijet)
Dita 07: Sai Gon
Pas mengjesit, kemi transferten per ne Mekong Delta(e njohur ndryshe si rajoni perendimor). Peizazhet e gjelbra të Mekongut ofrojnë një ekskursion të këndshëm larg rrugëve të zhurmshme.
Turi yne fillon me nje udhetim drejt Ben Tre, I cili ndodhet ne zemer te Mekong I njohur si toka e kokosit. Ne mberritje bejme nje shetitje te shkurter me anije per te shijuar pamjet fantastike qe ofrohen, nderkohe qe ne anije na serviren fruta te fresketa.
Me pas do te bejme nje ndalese ne nje vend punimi ku do te shohim se si vendasit bejnë tullat me ane te metodes se tyre tradicionale. Gjate turit do te vizitojme nje dyqan me arra kokosi ku aty mund te shijojme leng kokosi te fresket dhe do te shohim se si cdo pjese e arres se kokosit kthehet ne produkte te tjera. Me pas do mberrijme ne nje fshat te qete per te bere nje shetitje dhe per te perjetuar jeten e perditshme e fshatareve ne Mekong Delta. ( dreka e perfshire – pa pijet)
Me vone do bejme nje xhiro me karroce ne fushat e gjelbra me perime. Kohe te lire ne dispozicion.
Dita 08: Sai Gon
Ne kete dite do te vizitojme Emperor of Jade Pagoda, i cili perfaqeson nje pamje të pjeseshme por te dukshme te Luftes Amerikane, siç njihet ne Vietnam. Vazhdojme ne Reunification Palace, ish rezidenca e Guvernatorit te Pergjithshem Indokina dhe me vone Presidenti i Republikes se Vietnamit Jugor deri ne renien e Saigonit në 30 prill 1975. Ndalojme ne katedralen Notre Dame prane se ciles ndodhet edhe Zyra Qendrore e Postes dhe ndalesa e fundit ne Tregun Ben Thanh per pazar.
Dreke e organizuar ( e perfshire – pa pijet) dhe do te kthehemi ne hotel per te pushuar. Check out nga hoteli ne oren 18:00 dhe takimi me guiden per transferten per ne aeroport do jete ne hollin e hotelit.
Kthimi me Qatar Airways per ne Aerportin e Shkupit
Fundi i sherbimit tone !
€1,950
Te Perfshira
Udhetimi me avion Hanoi – Da Nang
Udhetimi me avion : Da Nang – Saigon
Transporti Tirane - Shkup - Tirane
Akomodimi ne hotel dhe crusie sipas programit
Mengjeset gjate gjithe udhetimit
Drekat – sipas programi
Darkat – sipas programit
Transfertat sipas programit
Tour te organizuara cdo dite sipas programit
Guide lokale ne cdo qytet per vizitat perkatese
Ne te gjitha drekat dhe darkat qe jane te perfshira – pijet nuk perfshihen

