Thesaret e Puglias

Italy Italy
Qendrimi: 5 Dite
Minimumi: 1 - 3 people
Nga: Italy
Madhesia: 20
Ne: Italy
Kategoria: Ture me Guide
Gjuha: Shqip
Transporti: Avion
Locorotondo,Cisternino,Ostuni,Matera,Alberobello,Egnazia,Polignano a Mare ,Bari

Dita 01: Durres – Bari

 

Takimi me Guiden tone ne Durres dhe behemi gati per ankorim ne traget ne darke vone.
Akomodimi ne kabine dyshe.

 


Dita 02: Locorotondo - Cisternino – Ostuni   

 

Transferta ne mengjes nga porti i Barit.
Do te vizitohen fshatrat me te bukura ne Itali: Locorotondo - Cisternino – Ostuni.

Locorotondo:
Eshte zyrtarisht nje nga fshatrat me te bukur ne Itali “Borghi più belli d'Italia” . Qyteti eshte I njohur si per pamjen piktoreske ashtu edhe per prodhimin e vajit te ullirit dhe veres, te cilen do e gjeni ne te gjithe rajonin e Pulia-s. Vera tradicionale e prodhuar ne vend eshte e bardhe dhe me pak gaz.

Do te provojme vajin e ullirit extra te virgjer ne nje fabrike aty prane.

Cisternino:
Cisternino shtrihet ne nje zone historike te Lugines Itria (Valle d'Itria), e njohur per shtepite e saj konike prehistorike, me gure te quajtur trulli, te cilat ruhen nen masat mbrojtese te UNESCO-s per shkak te rendesise se tyre kulturore, mureve te thate prej guri (muretti a secco ), token e saj pjellore e cila e ben ate shtepine e veres “Salento”.

Ostuni:
I njohur si “qyteti i bardhe” per shkak te shtepive karakteristike ne ngjyre te bardhe; ne fshat vihet re arkitektura tipike mesdhetare. Qyteti ka nje popullsi prej rreth 32,000 banore gjate dimrit, por mund te shkoje deri ne 100,000 banore gjate veres, duke qene nder qytetet kryesore qe terheq turistet ne Pulia.

Mberritja ne hotel, ne qender te Puglias.
Akomodimi ne Hotel dhe darka fakultative.

 


Dita 03: Matera & Alberobello

 

Trashegimite e UNESCO-s:  Matera (kryeqyteti i kultures per vitin 2019 ) dhe Alberobello.
Mengjesi ne hotel – nisja per ne Matera, ku vizitohet Sassi (trashegimi e UNESCO-s), shkembi dhe kishat romake.

Matera eshte gjithashtu kryeqyteti i kultures per vitin 2019. I njohur si “ Qyteti nentokesor” (la città sotterranea) qendra e tij historike "Sassi" permban vendbanime te lashta shpellash. Data e sakte kur keto u banuan per here te pare jane pyetje per te cilat studiuesit ende debatojne.

Turi vazhdon me Alberobello.
Alberobello fjale per fjale do te thote  "peme e bukur", eshte nje qytet i vogel,i famshem per ndertesat e tij unike te trullos, te cilat jane ne mbrojtje te UNESCO-s qe nga viti 1964. Nje “trullo” eshte nje banese e vogel e ndertuar nga guri gelqeror i vendit, me mure prej guri te thate dhe nje çati karakteristike konike. Eshte nje strukture tradicionale dhe e thjeshte, te cilen e hasim ne te gjithe rajonin e Pulia-s.

Kthimi ne hotel, darka fakultative dhe me pas mbremje e lire.

 


Dita 04: Egnazia – Polignano a Mare – Bari

 

Mengjesi ne hotel dhe vizita ne Egnazia : Park Arkeologjik 

Egnazia eshte nje qytet i lashte arkeologjik ne Pulia, afer qytetit te Fasano. Rrenojat e gjetura atje datojne mijra vjet me pare, ne fakt, mendohet se vendbanimet e para ketu u krijuan ne shekullin XIII para Krishtit ! Ndertesat, duke perfshire dhe rrenojat e vendit te shenjte te Trajanit (ndertuar ne shekullin e dyte pas Krishtit, ne nder te perendeshes Venus) jane prova se vendi ka qene i banuar edhe ne epoka te mevonshme. Ajo cfare ka mbetur nga rruga Trajan (mban emrin e sunduesit Trajan, i cili e ndertoi ne vitet 108 – 110 pas Krishtit) eshte nje variant i rruges Appian qe lidh Beneventon me Brindisin, shenon po ashtu nje vije ndarese midis ndertesave publike dhe lagjeve artizanale te qytetit romak. Po ashtu do te vizitojme muzeun. Ecim pergjate shetitores ne Polignano a Mare.

Para disa vitesh, kur Puglia nuk kishte ishte ende e njohur nga te huajt, nje imazh i shfaqur ndryshoi pergjithmone rrjedhen e turizmit te rajonit; nje foto e nje plazhi me guralece te vegjel, te rrethuar nga shkembinjte gelqerore, shtepite me ngjyre te bardhe dhe ujrat e kristalte. Kjo pamje ishte e Cala Porto ne Polignano a Mare. Kenga e njohur ‘Nel blu dipinto di blu’ (ju ndoshta e dini si Volare) u shkrua nga Domenico Modugno, nje zoteri I vertete nga Polignano a Mare. Ka edhe nje statuje te tij ne qytet!

Bari: Tur ne Qytetin e Vjeter dhe kishen ortodokese Shen Nikola.

Darka fakultative.

Ne mbremje transferta per ne portin e Barit/Brindisit.
Ankorimi ne traget dhe kthimi per ne durres.

 


Dita 05: Bari - Durres

 

Mberritja ne durres ne mengjes.

Fundi I sherbimit tone !

duke filluar nga / per person

€295

Rezervimi
Total:
€295
It is not available at this moment
Nisje me
00:00:00
20 participants left

Kerkoni Ndihme? Kontakto me ne!

+355 42240688 info@euroasiate.com
Infomacion i rendesishem
Udhetimi me Traget ne kabine dyshe per ne Bari
Akomodimi 2 nete ne Hotel 3 ose 4 yje
Mengjesi i perfshire ne hotel
Trasnfertat si ne program
Guide Lokale dhe Shoqeruese profesionale
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne seksionin te perfshira

© 2019 EuroAsia Travel Experts