Tur në Grup në SHBA

SHBA SHBA
Qendrimi: 7 Dite
Minimumi: 1 - 3 people
Nga: SHBA
Madhesia: 20
Ne: SHBA
Kategoria: Ture me Guide
Gjuha: Shqip
Transporti: Avion
New York City ,Wall Street, York Stock Exchange, Federal Hall (Salla Federale), Charging Bull, Statue of Liberty Cruise (Statuja e Lirise) Muzeun Intrepid, Ajror dhe Hapësinor (Muzeu Intrepid Sea, Air & Space), The Metropolitan Museum, etj...

Dita 1:  New York

 

Mberritja ne aeroportin kryesor te qytetit te New York-ut, JOHN F KENNEDY.
Me pas do te kryhet transferta per ne hotelin ku do akomodohemi.

 


Dita 2: New York

 

Mengjesi ne hotel.
Do te fillojme turin tone ne New York city, ne zonen e poshtme te Manhattan (Manhattan eshte nje qender e rendesishme tregtare, financiare dhe kulturore, si e Shteteve te Bashkuara, ashtu edhe e botes. Shumica e kompanive te medha te radios, televizionit dhe telekomunikacionit ne Shtetet e Bashkuara jane me vendndodhje atje. Manhattan ka shume monumente te njohura, atraksione turistike, muze dhe universitete. Aty ndodhet gjithashtu edhe selia e Kombeve te Bashkuara) duke vizituar si fillim Wall Street i cili eshte njekohesisht qendra simbolike dhe gjeografike e kapitalizmit amerikan. Ne menyre simbolike, Wall Street u referohet te gjitha bankave, fondeve mbrojtese dhe tregtareve te letrave me vlere qe drejtojne sistemin financiar amerikan. Gjeografikisht, Wall Street eshte qendra e rrethit financiar te Manhattan. Duke vazhduar me New York Stock Exchange ose e njohur si Bursa e New Yorkut (NYSE, me nofken "The Big Board")  eshte nje burse amerikane e vendosur ne Wall Street, New York City. Vlera mesatare ditore e tregtimit ishte afersisht 169 miliarde dollare amerikane ne 2013. Ndertesa kryesore dhe 11 ndertesa te Wall Street u caktuan shenja Historike Kombetare ne 1978. Mbyllim viziten ne kete pjese te qytetit me Federal Hall dhe Charging Bull. Federal Hall(vendlindja e Qeverise Amerikane). Ne Wall Street George Washington u betua per detyren si Presidenti I pare I SHBA-se dhe kjo ishte vendndodhja e zyrave te Kongresit te Pare, Gjykates se Larte dhe Deges Ekzekutive. Tani, ndertesa sherben si nje muze dhe memorial per Presidentin e pare dhe fillimet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Charging Bull, ndryshe I quajtur "Demi i Wall Street", eshte nje statuje qe simbolizon Wall Street. Krijuesi i “Charging Bull” ishte Arturo Di Modica, nje artist Italiano-Amerikan i lindur ne Sicily. Di Modica e krijoi skulpturen me parate e tij, nje kosto prej 360.000 dollare. Demi i Wall Street eshte zhvendosur nga Wall Street ne Broadway 26.

Me pas do te vizitojme Statue of Liberty (Statujen e Lirise) nepermjet shetitjes me varke e cila niset nga Porti jugor. E krijuar ne Paris nga skulptori francez Bartholdi, ne bashkepunim me Gustave Eiffel (i cili ishte pergjegjes per kornizen e çelikut), ky monument i mrekullueshem ishte nje dhurate nga Franca ne njeqind vjetorin e pavaresise se Amerikes. Inaguruar ne 1886, skulptura qendron ne hyrje te New York dhe ka mirepritur miliona emigrante ne Shtetet e Bashkuara qe nga ajo kohe.
Statuja e Lirise eshte nje figure perendeshe e marr nga romaket. Ajo mban nje pishtar siper kokes me doren e djathte, dhe ne doren e majte mbart nje pllake te gdhendur ne numra romake me "JULY IV MDCCLXXVI" (4 korrik 1776), data e Deklarates se Pavaresise se Sh.B.A. Pranga dhe nje zinxhir ndodhen ne kembet e saj ndersa ecen perpara, duke perkujtuar heqjen e fundit te skllaverise kombetare.  Statuja u be nje ikone e lirise dhe nje destinacion turistik.

Pasi te perfundojme shetitjen me anije, ri kthehemi per te vazhduar viziten ne National 9/11 Memorial, (Memoriali & Muzeu Kombetar i 11 Shtatorit i njohur gjithashtu si Memorial & Museum 9/11) eshte nje memorial dhe muze ne New York City, ne perkujtim te sulmeve te 11 shtatorit 2001, te cilat vrane 2.977 njerez, dhe bombardimet e Qendres Boterore te Tregtise ne 1993, e cila vrau gjashte persona. Memoriali ndodhet ne Qendren Boterore te Tregtise (World Trade Center), vendndodhja e meparshme e Kullave Binjake qe u shkaterruan gjate sulmeve te 11 shtatorit.

Mbasdite do te vizitojme Intrepid Sea, Air and Space Museum(Muzeu i Detit, Ajrit dhe Hapesires) i cili eshte nje muze i historise ushtarake dhe detare amerikane me nje koleksion te anijeve muze ne New York dhe Metropolitan Museum of Art(Muzeu Metropolitan i Artit) eshte muzeu me i madh i artit ne Shtetet e Bashkuara. Me 7.06 milione vizitore ne vitin 2016, ishte muzeu i trete me i vizituar ne bote dhe muzeu i peste me i vizituar ne llojin e vet.

 


Dita 3: New York

 

Mengjesi ne hotel.
Sot do ta kalojme diten duke eksploruar New York city, duke vizituar disa nga monumentet me te rendesishme te ketij qyteti siEmpire State Building .

Empire State Building eshte nje gratacele prej 102 katesh ne Manhattan, New York. Eshte dizenjuar nga Shreve, Lamb & Harmon dhe eshte perfunduar si ndertese ne vitin 1931. Ndertesa ka nje maje te larte 380 m, e cila qendron ne nje lartesi prej 443.2m, duke perfshire dhe antenat. 
Me pas do te bejm nje tour panoramik me varke ku do te kemi mundesi te shikojme Statue of Liberty,  duke vazhduar me Intrepid Sea, Air, and Space MuseumWall StreetTrinity Church (Kisha e Trinitetit eshte nje kishe historike famullitare e vendosur afer kryqezimit te Wall Street dhe Broadway), Times Square (ndertesa ikonike ne Times Square eshte e njohur per renien e globit ne vigjiljen e Vitit te Ri. Eshte ndertuar ne 1904 per te qene zyra qendrore e New York Times, ne ate kohe kur zona ka qene e pazhvilluar) , Madame Tussauds Wax Museum (Madame Tussauds New York eshte nje atraksion turistik i vendosur ne zemer te Times Square ne New York City. Votuar si nje nga atraksionet me unike te New Yorkut, Madame Tussauds eshte i vetmi vend pa litare apo barriera qe i mban mysafiret e tyre larg nga mijera yje te Hollywood), Metropolitan Museum of ArtFifth Avenue (konsiderohet si nje nga rruget me te shtrenjta dhe elegante ne bote), Rockefeller Center(Rockefeller Center eshte nje kompleks i madh i perbere nga 19 ndertesa tregtare qe mbulojne nje siperfaqe prej 22 hektaresh), Ground Zero (emri I meparshem per World Trade Center).

 


Dita 04 : New York – Philadelphia -  Washington, DC Area (237 m/380 km)

 

Mengjesi ne hotel.
Do te udhetojme ne jug te Filadelfias, "qyteti i harmonise vellazerore" dhe vendlindja e pavaresise Amerikane. Turi vazhdon me vizite ne Liberty Belland Independence Hall(eshte nje simbol ikonik i pavaresise Amerikane, qe ndodhet ne Filadelfia, Pensilvani) ku u nenshkrua deklarata e pavaresise dhe u shkrua Kushtetuta e ShBA-se.
Mberrijme ne Washington, DC ne mbremje.
Akomodimi ne hotel.

 


Dita 5: Washington, DC

 

Mengjesi ne hotel.
Turi I kesaj dite I kushtohet atraksioneve kryesore dhe monumenteve te ketij qyteti te mrekullueshem si : White House (Shtepia e Bardhe, eshte vendbanimi zyrtar dhe vendi i punes i presidentit te Shteteve te Bashkuara dhe ka qene rezidenca e çdo presidenti amerikan qe nga John Adams ne 1800 ). Washington Monument (eshte nje obelisk ne National Mall ne Washington, D.C., i ndertuar per te perkujtuar George Washington, dikur komandant i pergjithshem i Ushtrise Kontinentale dhe Presidenti i pare i Shteteve te Bashkuara). Duke vizituar se fundmi Arlington Cemetery (Varrezat Arlington , jane varrezat ushtarake te SHBA ) dhe US Capitol (eshte shtepia e Kongresit te Shteteve te Bashkuara dhe selia e deges legjislative te qeverise federale amerikane).

Pasdite e lire. Sugjerojme te vizitoni nje nga Smithsonian Museums si National Air and Space Museum ose ndonje tjeter ne varesi te preferencave.

 


Dita 6: Washington DC - New York

 

Mengjesi ne hotel. Transferta per ne New York dhe akomodimi ne hotel.

 


Dita 7:  New York - Tirane

 

Mengjesi ne hotel. Transferta per ne aeroport.

Fundi I sherbimit tone !

duke filluar nga / per person

€2,250

Rezervimi
Total:
€2,250
It is not available at this moment
Nisje me
08:00:00
20 participants left

Kerkoni Ndihme? Kontakto me ne!

+355 42240688 info@euroasiate.com
Infomacion i rendesishem
Akomodimi per 6 nete (7dite)
Mengjeset gjate gjithe diteve
Guide lokale
Transport me automjete te pershtashem bazuar ne numrin e grupit
Bileta e fluturimit (me bagazhe)
4 dreka: 97 USD/person
Darkat
Hyrja ne monumente: 120 USD/person
Guide ne gjuhen angleze: 80 USD/person
Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur tek seksioni ''Te perfshira'

© 2019 EuroAsia Travel Experts