Tur në Grup në Stamboll

Turkey Turkey
Qendrimi: 3 Dite
Minimumi: 1 - 3 people
Nga: Turkey
Madhesia: 20
Ne: Turkey
Kategoria: Ture me Guide
Gjuha: Shqip
Transporti: Avion
Darke ne Cruise Bosphorus, Xhamia blu, Shen Sofia, Ura e Bosforit, Pazari i Stambollit, Pallati Top Kapi, Muzeu Shen Sofia, Dolmabahce Sarayi

 

Dita 01: Tirane - Stamboll

Nisja ne ora 09:20 nga Tirana me Air Albania.
Mberritja ne Stamboll ne oren 12:00.

Stambolli qyteti i cili me forcen e tij mbante lidhur dy kontinetet me nje krah Azine dhe me tjetrin Europen. Ai qe ndryshe quhet kryeqyteti i kryeqyteteve. Qyteti i perandorise me te madhe te koherave me pasuri si natyrore dhe artistike ben te bashkpunojne e vjetra me te rene.
Mberritja dhe akomodimi ne hotel.

Opsionale: Dinner Cruise Bosphorus (35 euro per person)
Ne darke mbremje festive ne anije me pije te perfshira, me pamje nga Ura e Bosforit. Ne darke mbremje festive ne anije me pije te perfshira, me pamje nga Ura e Bosforit. Nje ure spektakolare ndermjet dy kontinenteve. Ura e Bosforit, ose Ura e Pare, eshte nder urat me shtrirje me te madhe e cila bashkon Europen me Azine. Kjo ure eshte perfunduar ne 30 Tetor 1973. Me pare kjo ure mund te kalohej dhe ne kembe, ndersa ne ditet e sotme vetem automjetet mund te kalojne ne te.


Dita 02: Stamboll

07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 17:00 City Tour Stamboll

Me pas do te vazhdojme me vizite te organizuar panoramike me guide ne qytetin e Stambollit.Xhamia Blu ose ndryshe xhamia e Sultan Ahmetit (e cila mbetet nje nder xhamite me fame boterore. Me gjashte minaret e saj kjo xhami mbetet simboli si i Stambolit ashtu dhe Turqise. Kjo xhami eshte ndertuar nga Ahmeti i I. Ajo konsiderohet si shembulli i arkitektures klasike osmane) Sheshi Bizantin i hipodromit (ku mund te shohim Obelikset e dhene nga Faraonet Egjyptiane si dhe tre gjarperinjt simbol ne ate kohe te Kostandinopojes. Me pas rimarim autobusin dhe i drejtohemi zones ku ndodhet dhe Shen Sofia - e cila ka qene nje bazilike ortodokse e kthyer me vone ne xhami. Ne ditet e sotme sherben si muzeum ku gjenden shume artifakte te doktrinave fetare dhe doreshkrime historike. Vizita vazhdon me Uren e Bosforit, e cila lidh dy kontinentete Europen me Azine dhe eshte e gjate 1.5 Km. Pasi vizitojme dhe kete zone rimarim autobusin dhe ne program kemi nje vizite panoramike te qytetit ku do njihemi dhe me ndryshimin e Stambolit te ri me ate te vjeter. Kohe e lire ne pazarin e  Stambollit ndryshe i quajtur ( Kapali Carsisi). 

13:00 – 14:30  Kohe e lire per dreken fakultative

Cfare mund te vizitoni tjeter?

•        Pallatin Top Kapi ( Extra Pagese - 13 euro per person )

Topkapi eshte subjekt I shume historive plot ngjyre, me shume se cdo muze tjeter ne bote. Sulltan qejfli, oborrtar ambicioze, konkubinat e bukura dhe eunuket intrigant kane jetuar dhe punuar ketu midis shekujve 15 dhe 19, kur ishte Oborri I Perandorise Osmane. Nje vizite ne rrugicat e mrekullueshme te pallatit, thesari plot xhevahire dhe haremi ofrojne nje pamje mbreselenese te jetes se tyre,   e mrekullueshme të pallatit, Thesarin e mbushur me xhevahire dhe Harem të përhapur jep një pamje interesante në jetën e tyre.

•        Muzeun Shen Sofia ( Extra Pagese - 13 euro per person )

Hagia Sophia (Shen Sofia) eshte nje simbol i harmonise, paqes dhe tolerances ne Turqi. Eshte nje simbol i rendesishem ne Turqi pasi eshte pika e bashkimit te feve boterore. Muret e Shen Sofise perfaqesojne nje perzierje te artit islamik dhe simboleve kristiane. Shen Sofia ka qene si fillim kishe, me pas xhami dhe sot eshte muze. 


Dita 03: Stamboll - Tirane

07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 – 12:00 City Tour Dolmabahce Palace (extra pagese 38 euro per person)

Dolmabahce Palace eshte ndertuar me nje stil te vecante europian.
“Dolmabahce Sarayi” ishte shtepia e sulltaneve osmane ne fund te shekullit XIX dhe fillimit te shekujve te XX, para renies se perandorise.
Llambadaret gjigande kristalor, shkallet prej mermeri, qilima shumengjyresh te dizenjuar e bejne nje nga pallatet me te vecanta.

Transferta per ne aeroport. Fluturimi me Air Albania ne oren 19:20 dhe mberritja ne Tirane ne oren 20:00

Fundi i sherbimit tone :)

duke filluar nga / per person

€245

Rezervimi
Total:
€245
It is not available at this moment
Nisje me
08:00:00
20 participants left

Kerkoni Ndihme? Kontakto me ne!

+355 42240688 info@euroasiate.com
Infomacion i rendesishem
Udhetim me Air Albania
Transfertat si ne program
Akomodimi ne Hotel 3 yje ose 5 yje (ne varesi te preferencave) me mengjes te perfshire
City Tour me Guide Lokale
Guide profesionale
Asistenca jone gjate gjithe kohes
Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne seksionin te perfshira
Dinner Cruise Bosphorus – 35 euro per person
City Tour Dolmabahce Palace – 38 euro per person
Pallatin Top Kapi - 13 euro per person
Muzeu Shen Sofia - 13 euro per person

© 2019 EuroAsia Travel Experts